103 ditë luftë, ja si është situata në Ukrainë

· Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se Moska do të godasë objektiva të reja nëse perëndimi furnizon Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi. “Ne do të godasim në ato objektiva që nuk i kemi goditur ende,” tha Putin për televizionin shtetëror Rossiya, pa specifikuar se cilat ishin objektivat.

· Rusia goditi Kievin me raketa herët të dielën për herë të parë në më shumë se një muaj.

· NATO nisi një stërvitje detare gati dy-javore të udhëhequr nga SHBA në Detin Baltik të dielën me më shumë se 7,000 pilotë dhe marinarë nga 16 vende, përfshirë Finlandën dhe Suedinë, të cilët aspirojnë t’i bashkohen aleancës ushtarake. “Është e rëndësishme për ne, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s që të tregojmë solidaritet me Finlandën dhe Suedinë në këtë stërvitje,” tha gjenerali amerikan Mark Milley.

· Spanja do të furnizojë Ukrainën me raketa anti-ajrore dhe tanke luftarake Leopard. Sipas raporteve, Spanja do të ofrojë trajnime thelbësore për ushtrinë ukrainase se si të përdorin tanket.

· Sanksionet e Rusisë kundër Gazprom në Gjermani mund t’u kushtojnë taksapaguesve gjermanë dhe përdoruesve të gazit 5 miliardë euro shtesë në vit për të paguar për zëvendësimin e gazit, raportoi e përjavshmja Welt am Sonntag, ku citon përfaqësues të industrisë.

Burimi: Guardian

Read Previous

Rrahje në një familje në Gjakovë, arrestohen tri femra

Read Next

Keni alergji nga ndonjë ushqim? Keni më pak gjasa të infektoheni me COVID-19