104 ditë luftë në Ukrainë, si është situata

*

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, pranoi se forcat ruse kanë avantazhin numerik në betejën për qytetin lindor të Sievierodonetsk, por këmbënguli se forcat e Ukrainës kanë “çdo mundësi” për të luftuar kundër.

*

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se ai beson se trupat ruse synojnë të pushtojnë qytetin e Zaporizhzhia, një qendër e madhe industriale në juglindje të vendit.

*

Rusia ka filluar të dorëzojë trupat e luftëtarëve ukrainas të vrarë në fabrikën e çelikut Azovstal. Dhjetra trupa janë transferuar në Kiev, ku janë duke u kryer gjithashtu analizat e ADN-së për të identifikuar çfarë ka mbetur prej tyre.

*

Zyrtarët rusë në Mariupolin e pushtuar kanë izoluar qytetin port jugor në karantinë pas dyshimit për një shpërthim të mundshëm kolere, sipas autoriteteve ukrainase. Petro Andryushchenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, tha se qyteti i pushtuar nga Rusia po përgatitet për një epidemi pasi trupat e vdekur dhe mbetjet e tjera  po grumbullohen në qytet.

*

Dhuna seksuale në Ukrainë mbetet e përhapur pasi pushtimi i Rusisë po “shndërrohet në një krizë trafikimi njerëzor” sipas OKB-së. “Gratë dhe fëmijët që ikin nga konflikti janë në shënjestër për trafikim dhe shfrytëzim”,- tha të hënën në një këshill të sigurimit të OKB-së, Pramila Patten, përfaqësuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për dhunën seksuale. “Dhuna seksuale është dhuna më e vazhdueshme dhe më pak e raportuara.”

*

Ushtria ukrainase tha se ka larguar një flotë luftanijesh ruse më shumë se 100 km nga bregu i saj i Detit të Zi. Grupi i anijeve ruse u detyrua të ndryshonte taktika pasi kreu një bllokadë detare në brigjet e Ukrainës për javë të tëra.

*

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Moska do t’i përgjigjet dërgesave perëndimore të armëve me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë duke i shtyrë forcat e Kievit më larg nga kufijtë e Rusisë. 

*

Antony Blinken, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, tha se kishte raporte të besueshme se Rusia po “vjedh” eksportet e grurit të Ukrainës për t’i shitur për përfitimin e saj. Blinken tha se vjedhja e supozuar ishte pjesë e veprimeve më të gjera ruse për të eksportuar të korrat e grurit të Ukrainës dhe për të përkeqësuar një krizë globale të sigurisë ushqimore. 

*

Burimi: The Guardian

Read Previous

​Një konglomerat turk blen Ferronikelin

Read Next

Komisioni për Ekonomi i vlerëson të frytshme takimet në Shqipëri