Është duke vazhduar imunizimi me vaksinën anti-COVID në qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Gjakovë. Gjatë javës që shkoi në total u administruan 1072 vaksina ku numri më i madh i tyre ishte me dozën e tretë, dhe kjo nga mjekët e këtushëm po vlerësohet si gjë e mirë pasi shumica e popullatës tashmë janë të imunizuar me dozën e parë dhe të dytë.
Është gjithashtu një konfuzitet në opinion për dallimin në mes të dozës së tretë dhe dozës përforcuese.
Në këtë qendër takuam edhe një qytetar duke u vaksinuar me dozën e tretë.
Vaksinimi po vazhdon të mbetet forma më e mirë kundër virusit korona, andaj edhe ekspertët shëndetësorë bëjnë apel për imunizim sa më masiv të qytetarëve.