11 mijë e 756 raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë.

Aktualisht, aktiv me COVID-19 në Kosovë janë edhe 11 mijë e 756 persona në bazë të raportit të IKSHPK-së.

Nga fillimi i pandemisë e deri sot, në vendin tonë janë konfirmuar gjithësej 102 mijë e 236 raste me COVID-19.

Prej tyre, 2 mijë e 100 persona kanë ndërruar jetë teksa 88 mijë e 380 janë shëruar.

Nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë bërë  505 mijë e 249 testime.

Kosova po vazhdon ndërkaq përpjekjet e saja për sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit.

Deri tash, si donacion nga COVAX  kanë ardhur vetëm 24 mijë doza.

Read Previous

Nga janari 495 ankesa dorëzohen në IPK

Read Next

Akuzohen për prostitucion tri shtetase të Shqipërisë në Fushë Kosovë