12 shtete amerikane kundërshtojnë tarifat e presidentit Trump

Image credit: Bloomberg

Dymbëdhjetë shtete amerikane i ”shpallin luftë” presidentit Donald Trump për vendosjen e tarifave, sipas skytg24.

Shtetet e Oregonit, Arizonas, Kolorados, Connecticutit, Delawaret, Illinoisit, Maines, Minnesotas, Nevadas, Nju Meksikos, Nju Jorkut dhe Vermontit kanë paditur shefin e Shtëpisë së Bardhë duke e akuzuar atë se nuk ka fuqinë për të vendosur arbitrarisht tarifa.

Sipas shteteve, në fakt, vetëm Kongresi ka fuqinë për të nxjerrë ligje mbi tarifat.

Prandaj i kërkohet Gjykatës së Lartë që të pengojë administratën të zbatojë atë që kanë përcaktuar si tarifat e paligjshme.

Ankesa u dorëzua më 23 prill, në Gjykatën Amerikane të Tregtisë Ndërkombëtare në Nju Jork.

Duhet të theksohet se ditët e fundit Kalifornia e kishte paditur Trumpin, me guvernatorin Gavin Newsom duke akuzuar Shtëpinë e Bardhë se kishte nisur një luftë tregtare që çoi në
dëme të menjëhershme dhe të pariparueshme në ekonomi.

Prokurori i përgjithshëm i Oregonit, paditësi kryesor, e quan Trump një president që “po shtyn një politikë të paligjshme që po rrit çmimet e dyqaneve ushqimore dhe po rrit në qiell faturat e shërbimeve”.

”Kjo është arsyeja pse ne nuk mund të rrimë e të shohim”, theksoi ai.

Sipas zëvendëszëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Kush Desai, padia kundër Trump është vetëm një tjetër gjueti shtrigash, e nisur nga demokratët.

Të gjitha shtetet e përfshira kanë prokurorë të përgjithshëm demokratë, ndërsa bilanci për guvernatorët është 10 me 2.

Nevada dhe Vermonti qeverisen nga republikanët. /ATSH/

Read Previous

Sa shpenzuan LVV, PDK, LDK e AAK në tremujorin e parë të këtij viti?

Read Next

Prokuroria Speciale me aksion kontrolli në Kaçanik për rastin e vrasjes së rreshterit Lika