Qyteti i afërt i Lysychansk duket se do të bëhet fokusi tjetër kryesor i luftimeve. Një udhëheqës pro-rus thotë se do të duhen edhe një javë e gjysmë për të siguruar kontrollin e plotë të Sievierodonetsk.
Konsumatorët gjermanë mund të përballen me një trefishim të çmimeve të gazit gjatë muajve të ardhshëm pas ndalimit të dërgesave nga Rusia në Evropë.
*
Këshilli Evropian ka miratuar 9 miliardë euro ndihmë financiare për Ukrainën. Në një deklaratë të bërë nga kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki, në samitin e Këshillit Europian në Bruksel të premten, u shpreh se: “Ka një luftë në Ukrainë dhe nuk ka asgjë për të paguar infermierët, mësuesit, policinë, rojet kufitare e shumë të tjerë.”
*
Rusia ka dënuar vendimin e Bashkimit Evropian për të pranuar Ukrainën dhe Moldavinë si kandidatë për anëtarësim.
*
Kanadaja do të jetë në gjendje të konfiskojë dhe disponojë asetet e sanksionuara si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës, pas miratimit nga Senati kanadez të buxhetit të kryeministrit, Justin Trudeau, të enjten. Më pas qeveria do të jetë në gjendje të përdorë fondet nga asetet e sekuestruara për të mbështetur Ukrainën.
*
Rrëmbimet masive kanë ndodhur në Melitopol, tha kryetari i bashkisë së qytetit juglindor të Ukrainës. “Më shumë se 500 njerëz janë rrëmbyer në katër muajt e fundit,” tha Ivan Fedrov, duke shtuar se rrëmbimet masive rifilluan në territorin e pushtuar nga Rusia javën e kaluar.
*
Rusia ka lëshuar 70 raketa në Odesa që nga 24 shkurti. Sipas prokurorisë, shumica e raketave kanë shënjestruar zonat e banuara dhe shërbimet publike.
Burimi: The Guardian