13 vjet nga vdekja e Teki Dervishit, autori që sfidoi regjimin serb dhe themeloi Letërsinë e Burgut në Kosovë

Sot më (29 qershor), shënohet përvjetori i vdekjes së një ndër personaliteve më të shquar që ka pasur Kosova. Më këtë datë, para 13 viteve ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 68 vjeçare, drejtori i gazetës kombëtare “Bota sot”, dramaturgu, shkrimtari dhe publicisti i shquar, Teki Dervishi, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në letërsinë shqipe.

Pas shkollimit fillor ai i ra në sy regjimit serb të asaj kohe dhe u burgos e u dënua që në moshën 17 vjeçare, ku vuajti dënimin disavjeçar në burgjet serbe. Teki Dërvishi është ndër të burgosurit më të rinj shqiptar që vuajti në burgun famëkeq jugsollav të Goli Otokut.

Në janar të vitit 1943, në Gjakovë u lind Teki Dervishi, i cili gjatë gjithë jetës së tij u mor me shkrime letrare e publicistike. Është autor i rreth 90 veprave letrare artistike, romane, poezi, drama.

Është autor i romaneve: Pirgu i Lartë, 1972, Padrona, 1973, Skedarët. 1974, Herezia e Dervish Mallutës, 1981, Palimpsest për Dush Kusarin, 1993. I përmbledhjes së tregimeve: Etje dhe Borë, I vëllimit të poezive Nimfa 1970, Shtëpia e Sëmurë 1978, Thashë 1981, Nimfa 1986.

Ka botuar edhe këto drama: Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi, 1979, Bregu i Pikëllimit, 1985, Pranvera e Librave, 1990, Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit, 1990, Kufiri me atdhe, 1996, Vojceku, 1996, Eshtrat që kthehen vonë, 2000, Nesër nisemi për Parajsë, 1999, Ku është Populli?, 2003 si dhe i veprës me ese e kritika mbi teatrin Qan e qesh Talia 1978.

Read Previous

Si i gjeti policia kamerat në veri?

Read Next

BISEDË – Fëmijët në botën e pianos