*
Rusia ka shpallur fitoren në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk, një ditë pasi forcat ukrainase u tërhoqën nga bastioni i tyre i fundit i mbetur në provincë. Të hënën, ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, i tha Putinit se “operacioni” në Luhansk ishte i përfunduar.
*
Ukraina ka paraqitur një “plan rimëkëmbjeje” prej 750 miliardë dollarësh për të ardhmen e saj të pasluftës gjatë Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës të organizuar në Lugano të Zvicrës. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se detyra e përbashkët e të gjithë botës demokratike ishte të përcaktonte një të ardhme për Ukrainën e pasluftës.
*
Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, tha se një burim kyç financimi për planin e rimëkëmbjes duhet të jenë asetet e konfiskuara nga oligarkët rusë. Plani i rimëkëmbjes së Ukrainës deri më tani ka tre faza: e para e fokusuar në rregullimin e gjërave që kanë rëndësi për jetën e përditshme të njerëzve, si furnizimi me ujë,; një komponent i dytë i “rimëkëmbjes së shpejtë” që do të nisë sapo të përfundojnë luftimet, duke përfshirë projektet e strehimit të përkohshëm, spitaleve dhe shkollave; dhe një e treta që synon të transformojë vendin në një plan më afatgjatë.
*
Një shtetas britanik, i cili është dënuar me vdekje nga një gjykatë ruse në lindje të Ukrainës, ka nisur një apel kundër vendimit. Aiden Aslin, 28 vjeç, u kap nga forcat ruse në qytetin e rrethuar të Mariupolit në prill.
*
Turqia ka ndaluar një anije mallrash me flamurin rus në brigjet e saj të Detit të Zi dhe po heton një pretendim ukrainas se po transportonte grurë të vjedhur.
*
Ukraina po zhvillon bisedime me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara për të siguruar garanci për eksportet e grurit nga portet ukrainase, tha Zelenskiy.
*
Ukraina ka rinovuar ftesën e saj për Papa Françeskun për të vizituar vendin dhe i ka kërkuar Papës që të vazhdojë lutjet për popullin ukrainas.
*
Raketat ruse goditën një shkollë të mesme në Kharkiv mëngjesin e së hënës.
Burimi: The Guardian