Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ndonëse ishte ndër personat e parë që morën dozën e parë të vaksinës së Pfizer, rezultati i testit të tij doli pozitiv.
Top Channel mëson se Pipero është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka dalë pozitiv të martën, 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.
Procesi i vaksinimit në Shqipëri nisi me datë 11 janar në orën 15:00 në stadiumin ‘Air Albania’, ku u vaksinua edhe kryeministri Edi Rama. Të vaksinuarit pritet të marrin edhe dozën e dytë për t’u siguruar.