Aktualisht me Covid-19 në Gjakovë janë 14 mësimdhënës dhe 10 nxënës.
“Nuk kemi arsye për tu shqetësuar sepse në shkolla situata është në kontroll sa i përket nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me virusin Covid-19”. Kështu tha Gjevalin Nikollbibaj, drejtor i arsimit në komunën e Gjakovës. Nikollbibaj, pohoi se aktualisht covid pozitiv janë 14 mësimdhënës edhe 10 nxënës.
Nga ana tjetër ministri në detyrë, Ramë Likaj ka thënë se varësisht nga numri i të infektuarve ashtu do të veprojmë edhe ne. Gjithmonë duke ju referuar skenarëve të cilët i kanë ideuar më herët.
Bëjmë të ditur se testimi gjeneral nëpër shkolla është duke vazhduar.Krejt kjo me qëllim të identifikimit të përhapjes së Covid-19.