Data 15 prill i përket artit. Ajo është festa ndërkombëtare e arteve figurative, në mënyrë që të promovohen dhe nxiten aktivitete kreative në të gjithë botën. Kjo ditë u vendos nga Shoqata Ndërkombëtare e Artit partner i UNESCO-s, me qëllim që kudo të zhvillohen aktivitete krijuese.
Artistët artin e sjellin në forma të ndryshme, Yllka Haxhiu është njëra ndër ta që përmes veshjeve unike paraqet gjendjen e saj shpirtërore.
Ndërkaq Zoe është një tjetër artiste që thotë se guximin, pasionin dhe vetëbesimin i ka përfituar nga arti dhe dashuria për të. Ditën e kalon në punishten e saj në Çarshinë e vjetër në Gjakovë, ku aty u njohëm edhe ne me artin e saj të veçantë.
Vlen të theksohet se dita e artit festohet më 15 prill, ditë e cila shënon edhe ditëlindjen e Leonardo da Vinçit.