16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 291 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.580 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.781 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 789 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.577.

Në total numri i rasteve aktive është 402.

May be an image of text that says 'COVID19 BASHKE IA DALIM! Të vaksinuar brenda 24 orève 291 REPUBLIKA KOSOVES MINISTRIA SHENDETESISE Të vaksinuar me nje doze Doza të administruara nẽ total 902.455 PERDITÄSIMI FUNDIT 05 MAJ, 2022 1.826.580 Të vaksinuar me dy doza Testime brenda 24 orève 822.166 Doza tẽ treta/perforcuese 789 101.781 Raste pozitive Vdekje 16 Pozitiviteti rasteve Tẽ sheruar 2.02% 8 Raste aktive 402'

Read Previous

Salah tha se dëshiron hakmarrje në finale ndaj Realit, vjen përgjigja nga Casemiro

Read Next

​Gjendet kompromisi, komisioni hetimor për energjinë pritet të formohet sot