19 raste të reja pozitive me covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.174 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ndërsa, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sa i përket komunës së Gjakovës 7 pacientë janë të infektuar nga covid-19, të gjithë këta janë shtetas nga Republika e Shqipërisë të cilët po trajtohen në Spitalin e Pëgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë. Të gjithë pacientët janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi. Kështu bënë të ditur raporti i fundit nga ky institucion shëndetsor.

Read Previous

Vela: Narrativi opozitar për gjoja izolimin e presidentes është i pabazë

Read Next

Ekspozita ‘Plisi’ nga artisti Hagji Gjoni