U zëvëndësuan dy herë këto fidane që u mbollën për nderë të të rënëve për liri. Gjithsej janë të mbjellura 1600 fidane në Komunën e Gjakovës ku secila do të mbajë emrin e dëshmorit dhe martirit të komunës sonë. Drejtoria për Shërbime Publike konkretisht sektori për menaxhim të mbeturinave, ndërmori këtë nismë për hirë të familiarëve të të zhdukurve, të cilët nuk e kishin një varrë për ta vizituar “Por disa nga këto fidane përsëri nuk janë në gjendje të mirë e kjo e gjitha për arsye të thatësisë së madhe që ka mbretëruar këtë vit”- tha Albana Hana Bakalli, udhëheqësja e sektorit përkatës.
Këto fidane në Çabrat janë të mbjellura për të renët e qytetit, një pjesë e fidaneve janë mbjellur në Meje për rajonin e Rekës së keqe, Në Hereq janë mbjellur për të rënët e Rekes së mirë, në Shqiponjë për rajonin e Dushkajës, ndërsa në Rogovë për rajonin e Hasit.