17 ditë pa asnjë shenjë trupi të personit që dyshohet se u hodh nga ‘Ura e Fshajt’

Me datë 25 janar është raportuar se dyshohet se një person është hedhur nga “Ura e Fshejt”.

Në kërkim të trupit të tij janë angazhuar edhe zhytësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Por, tani e 17 ditë kërkimet kanë rezultuar pa sukses.

Sot për shkak të reshjeve dhe rritjes së nivelit të ujit në lumin Drin, kërkimet janë ndërprerë për herë të dytë.

Kështu tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Gjurkaj.

“Për shkak të përkeqësimit të kohës apo reshjeve atmosferike dhe rritja e nivelit të lumit Drin janë ndërprerë përkohësisht kërkimet deri në një njoftim tjetër.”

Read Previous

Vjosa ndan me ne këngët që e shoqëruan gjatë fushatës

Read Next

Daka: Jemi kthyer në serialin Kasandra