17 persona, prej tyre 7 janë shtetasë të Serbisë kanë tentuar ta kalojnë dje kufirin ilegalisht për të hyrë në Kosovë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se shumica e të dyshuarve kanë tentuar të hyjnë ilegalisht nga fshati Rogoqicë dhe të gjitha, të 5 rastet, kanë ndodhur rreth orës 11:30.
Njoftimi 24-orësh i Policisë:
Fsh. Rogoqicë, 12.02.2021 – 11:30. Njësiti policor ka ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve është dyshuar se të njëjtit kanë kaluar kufirin përmes rrugëve ilegale. Katër të dyshuarit meshkuj janë dërguar në Gjykatën Themelore në Kamenicë.
Fsh. Novocellë, Muqivërc 12.02.2021 – 11:05. Njësiti policor ka ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve është dyshuar se të njëjtit kanë kaluar kufirin përmes rrugëve ilegale. Tre të dyshuarit një mashkull dhe dy femra pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Rogoqicë, 12.02.2021 – 11:30. Njësiti policor ka ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve është dyshuar se të njëjtit kanë kaluar kufirin përmes rrugëve ilegale. Tre të dyshuarit meshkuj janë dërguar në Gjykatën Themelore në Kamenicë.
Fsh. Rogoqicë 12.02.2021-11:30. Janë arrestuara tre të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë pasi që të njëjtit me veturën e tyre kanë kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi. Të njëjti me venim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejt në Gjykatën Themelore Gjilan dega Kamenicë
Fsh. Rogoqicë 12.02.2021-11:30. Janë arrestuara katër të dyshuar dy meshkuj dhe dy femra shtetas-e të Serbisë pasi që të njëjtit me veturën e tyre kanë kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi. Të njëjti me venim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejt në Gjykatën Themelore Gjilan dega Kamenicë.