184 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar ne numri total i rasteve aktive me COVID-19 është 184, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve nga ky virus është 105,186.

Në njoftimin e MSH, bëhet e ditur se që nga fillimi i pandemisë 2,250 persona nuk kanë arritur t’i përballojnë COVID-19.

Ndryshe, MSH bën të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 8.446 doza të vaksinës kundër COVID-19 dhe se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118.538 doza të vaksinës, ku deri më sot 15.093 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./GazetaSinjali/

Read Previous

​Shënohet Dita Botërore e Refugjatëve me përurimin e Qendrës së rinovuar të Azilit në Vranidoll

Read Next

Tranzicioni i FSK-së sipas dinamikës së paraparë, forcoi edhe stabilitetin e vendit