Zara Rutherford, 19-vjeçare, dëshiron të jetë pilotja më e re femër në botë. Ajo ka një pasion tepër të veçantë, atë të udhëtimeve me aeroplan.
Zara e trashëgoi këtë pasion për aeroplanët nga familja e saj, të cilët janë të gjithë pilotë. Ajo filloi të bënte fluturimet e para kur ishte vetëm në 14 vjeç dhe mori licencën e pilotes gjatë vitit të kaluar.
“Është një ëndërrat që e kam pasur gjithë jetën time, të fluturoj me një aeroplan nëpër botë, ishte thjesht një ide e çmendur dhe gjithmonë mendoja se do të ishte e pamundur. Por pastaj vendosa se nëse nuk i tregoja askujt për këtë, atëherë nuk do të ndodhte kurrë. Kështu u thashë prindërve të mi dhe, ata thanë ‘po, le ta bëjmë këtë’. Me vëmendjen e mediave që kam marrë, shpresoj të inkurajoj vajzat dhe gratë të merren më shumë me aviacion, shkenca, teknologji, inxhinieri dhe matematikë”, u shpreh ajo.
Rruga e Rutherford do të zgjasë rreth tre muaj, me ndalesa në 52 vende, përfshirë Greenland, Kinë dhe Nikaragua, ku ajo do të qëndrojë me familjet vendase ose në hotele.
Ajo shprehet se sfida e vetme për të janë vendet e largëta si Rusia veriore ose Greenlanda. Mbajtësja aktuale e rekordeve femra është amerikanja Shaesta Waiz, e cila ishte 30 vjeç kur ndërmori sfidën e saj në vitin 2017.
/GazetaSinjali/