2 të vdekur, dhe 23 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit

2967 mostra janë testuar në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur raporti i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të të dhënave nga instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku 23 mostra kanë rezultuar si të infektuara me virusin korona, numër ky që shifrën e rasteve aktive në nivel vendi e ka dërguar në 2237 raste.

Ndërsa dy pacientë të infektuar paraprakisht me këtë virus, nuk ia kanë dalë ta mposhtin këtë virus, kurse numri i të shëruarve nga COVID19 në këtë periudhë kohore është 114.

Fluksi i administrimit te vaksinave po vazhdon edhe gjatë vikendit, ku janë raportuar që janë administuar edhe 16,942 doza, shifër kjo që numrin total të dozave të administuara në nivel vendi e ka dërguar në 1,375,295 doza.

Nga raporti i Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, bëhet e ditur se në këtë institucion shëndetësor aktualisht të hospitalizuar që po marrin trajtim kundër virusit korona janë 15 pacientë, nga të cilët 13 po trajtohen me oksigjeno terapi.

Po ashtu bëhet e ditur se në mesin e të hospitalizuarve 7 pacientë janë shtetas të Shqipërisë.

Read Previous

​Detaje për aksidentin me fatalitet në hyrje të autostradës

Read Next

Kurti: Policët në veri përkundër provokimeve dëshmuan sjellje dhe përkushtim për mbrojtje të sovranitetit