Sot rreth orës 11:00 në fshatin Drenoc të Malishevës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku janë përfshirë dy vetura. Në këtë aksident kanë mbetur të vdekur të dy ngasësit e veturave. Të gjitha njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Personat që humbën jetën në këtë aksident janë L.Z i lindur në vitin 1990 dhe personi më inicialet H.M i lindur në vitin 1958.
Ndërkaq, në veturat e aksidentuara nuk ka pasur pasagjerë të tjerë.