2 tetor, Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës

2 Tetori shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës. Vetëm brenda 24 orëve të fundit në nivel vendi është raportuar për 5 raste të dhunës, ndërsa në Gjakovë për një arrestim, rast i dhunës në familje. Rastet e tilla krahasuar me vitet e kaluara kanë shënuar rritje dhe se shifra më të detajuara vjetore, në një nga emisionet tona kishte dhënë edhe Bekim Avdija, shef i sektorit për hetime në Drejtorinë Rajonale të komunës së Gjakovës.

Tutje Avdija tregoi edhe për mënyrën e lehtë të raportimit të ndonjë rasti të dhunës.

Se a janë dëshmitarë të ndonjë rasti të dhunës dhe sa hezitojnë të raportojnë rastin në organet kompetente të vendit për televizionin Syri u përgjigjën edhe disa nga qytetarët e Gjakovës.

Avdia në fund ka shtuar se ne si polici ndjekim të gjitha procedurat e parapara në ligj duke njoftuar në detaje prokurorinë dhe gjykatën për secilin rast të dhunës të raportuar në polici.

Read Previous

Raporti i spitalit “Isa Grezda”

Read Next

Gjëndra tiroide, ndikon në shëndetin e këtyre organeve