202 të vdekur për dhjetë ditë në Kosovë

Kosova po vazhdon të përballet me një valë të egër të pandemisë së coronavirusit.

Varianti Delta i këtij virusi po del të jetë tepër vdekjeprurës për qytetarët e vendit tonë.

Dyqind e dy qytetarë të Kosovës kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19 për vetëm dhejtë ditë në Kosovës.

Kosova vazhdon të jetë një ndër vendet e para për numrin e madh të infektimeve dhe të vdekjeve nga ky virus

Edhe numri i rasteve aktive me këtë virus është i lartë. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik aktualisht në Kosovë janë 26 mijë e 525 raste aktive.

Deri tani në Kosovë prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës kurse 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Reporteri.net

Read Previous

Irena Papa Leleku, shqiptarja që lindi greke

Read Next

SHBA-ja nga sot do të dërgojë mbi gjysmë milion doza Pfizer në Kosovë