21 katalizatorë të veturave konfiskohen nga policia

Policia ka konfiskuar 21 katalizatorë të veturave të ndryshme të cilat i ka hasur në veturën e një të dyshuari të cilën e kanë ndaluar për kontroll në fshatin Stanqiq.

Në veturën me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, gjatë kontrollit kanë gjetur edhe 2 kilogramë duhan.

Katalizatorët dhe duhanin i dyshuari i kishte blerë në Maqedoni.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. 

Read Previous

8 307 raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Read Next

Cilat janë shprehjet frymëzuese për bashkëpunim dhe punë ekipore