22 vite nga vrasja makabre e 11 martirëve në familjen Qerkezi

Pllakën përkujtimore të zezë të familjes Qerkezi sot rrezet e Diellit e kanë bërë më vezulluese. Mot i ligë ishte ditët e Marsit të 99-tës. Në këtë shtëpi edhe pse zilja bie, pos zonjës së shtëpisë nuk e hap askush sepse dora gjakatare vrau gjithë familjen Qerkezi. 27 Marsi kujtohet e përjetohet përsëri po si atë ditë ku bashkëshortin dhe katër djemtë i morën e sot ende nuk dihet për fatin e tyre.

Duam raki, me këtë fjalë iu drejtuan serbët familjarëve. Mos u frikoni ne jemi këtu për t’ju mbrojtur por siç duket asgjë nuk ishte siç thanë, fundi ishte i tmerrshëm.

Djalin e vogël e kisha në gjumë, u ngrit e më erdhi nga mbrapa kur gjithë burrat i nxorën nga jashtë. Kërkonin edhe diçka, me fjalet EDHE NJË MUNGON u drejtuan tek ne. Zemra u dridh dhe i gjithë trupi u ligështua. Këtë moment e tregon mes lotësh FERDONIJE QERKEZI.

Kërkesa e vetme e saj është zbardhja e fatit të të pagjeturve. Nuk do të ndalemi së kërkuari deri në trupin e fundit sepse ata meritojnë të pushojnë të qetë në vendin e tyre u tha në këtë përvjetor.

Read Previous

​Humbën dhjetëra mijëra vende pune dhe u mbyllën mijëra biznese, mbështetja e shtetit e pakët

Read Next

22 vite nga rrëmbimi i Vegim Qerkezit