22 vjet nga rënia e heroit kombëtar, Yll Morina

Sot u bën 22 vjet nga rënia heroike e heroit të kombit Yll Morina. Ylli ishte simbol i rezistencës dhe një nga figurat më emblematike të luftës së popullit të Kosovës për liri.

Yll Morina lindi në Gjakovë më 11 gusht të vitit 1972, ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998 -1999. Pas plagosjes së gushtit të vitit 1998 ai u tërhoq për t’u shëruar dhe vdiq në spitalin e Novi Sadit më 15 mars të vitit 1999.

Duke u radhitur ndër të parët në luftën çlirimtare, Ylli u bë idol dhe shembull për shumë të rinjë të tjerë të Gjakovës, të cilët iu bashkuan atij në luftë për të jetësuar dëshirën e popullit për çlirim. Figura e tij do kujtohet përjetësisht nga mbarë kombi shqiptar./Syri

Read Previous

Policia jep informacione për vrasjen dhe vetëvrasjen që tronditi dje Prishtinën

Read Next

Abdixhiku: Do të jemi konstruktiv sa i përket zgjedhjes së Presidentit, po pres konfirmimin për takimin e së premtes