24 orët e fundit në Rajonin e Gjakovës: Plagosje, dhunë në familje dhe kanosje

Në raportin e fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar disa raste të rënda të natyrës penale në komunat e Gjakovës dhe Rahovecit.

Tentim vrasje në Gjakovë

“Rr. Bardhyl Qaushi, Gjakovë 11.04.2025 – 13:13. Viktima mashkull kosovar, është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal Gjakovë, pasi që pas një mosmarrëveshje është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Në vend-ngjarje si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Rasti është duke u hetuar.”

“DHUNË NË FAMILJE Rahovec 10.04.2025 – 18:00. Me 11.04.2025 është raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe i kishte dëmtuar disa orendi shtëpiake. Palët janë intervistuar dhe më vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.”

KANOSJE Rr. Gjon Nikollë Kazazi, Gjakovë 11.04.2025 – 19:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas Shqipërisë, pasi që pas një mosmarrëveshje me ankuesin mashkull kosovar, e kishte kanosur me thikë. I dyshuari kishte kanosur edhe zyrtarë policorë gjatë arrestimit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Read Previous

Trump kishte pesë qëllime me tarifat, a ka arritur ndonjë prej tyre?

Read Next

Ndeshja jetike e sezonit – “Vëllaznimi” pret “Sigal Prishtinën” në “Shani Nushi”