Kapiteni i Jahtit i cili u fundos në Itali, në hetim për vrasje nga pakujdesia

Kapiteni i jahtit Bayesian, i cili u fundos në pak minuta për shkak të motit të keq në Palermo, është i shkatërruar pas incidentit që i mori jetën shtatë personave, përfshirë manjatin britanik Michael Lynch dhe vajzën e tij 18-vjeçare, Hannah.

James Catfield, kapiteni i jahtit, tha se nuk braktisi askënd dhe se bëri gjithçka që ishte e mundur për të shpëtuar të gjithë, përfshirë ekuipazhin dhe pasagjerët. Ai vë në dukje se në një moment uji kishte pushtuar gjithçka dhe ishte e pamundur hyrja në jahtin që po fundosej.

Prokurorët në Itali kanë hapur zyrtarisht një hetim kundër James Catfield për vrasje nga pakujdesia dhe fundosjen e jahtit. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai do të ndiqet penalisht.

Catfield është marrë në pyetje që nga e marta nga prokurorët italianë dhe avokati i tij, Aldo Mordilia, ka argumentuar se klienti i tij dëshironte të bashkëpunonte me autoritetet.

Fundosja e jahtit Bayesian mbetet një mister. /abcnews.al

Read Previous

Afrikë: Një shtet vendos të therë elefantë dhe kafshë të tjera për të ndihmuar popullin

Read Next

Izraeli shpëton një peng të gjetur vetëm në një tunel nëntokësor në Gaza