Gjakova festoi 28 Nëntorin me një atmosferë të jashtëzakonshme, duke u shndërruar në qendrën e festimeve dhe aktiviteteve më të veçanta për këtë ditë të shenjtë.
Në kuadër të festimeve, publiku pati mundësinë të ndjekë premierën e filmit “Njerëz dhe Fate 2”, i cili shënoi gjithashtu 3-vjetorin e kinemasë së qytetit, “Hyrije Hana”. Ky film, që ka tërhequr vëmendjen e artdashësve, do të vijojë të shfaqet edhe sot dhe nesër, duke sjellë emocione të veçanta për të gjithë.
Një tjetër moment mbresëlënës ishte performanca e ansamblit unik Saz’iso, i cili solli tingujt e ahengut tradicional shqiptar, duke magjepsur të pranishmit me interpretimin e tij të veçantë dhe plot emocion.
Për të festuar 28 Nëntorin, edhe kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministra dhe deputetë, zgjodhën Gjakovën si destinacionin e tyre për këtë ditë madhështore.
Kremtimet arritën kulmin në zemrën historike të qytetit, Çarshinë e Vjetër të Gjakovës, ku muzika, gëzimi dhe krenaria kombëtare pushtuan çdo cep. Gjakova tregoi edhe një herë se është shembulli më i mirë i shpirtit shqiptar dhe mikpritjes tradicionale. /A.Komoni/tvsyrivision/
Më poshtë janë pamjet ekskluzive të siguruara nga TV Syri: