292 pacientë po trajtohen në spitalet e Kosovës, 187 me koronavirus

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar për shifrat e fundit të trajtimeve nëpër spitale.

Bazuar në raportet nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjthshme, të shtrirë si pasojë e COVID-19, janë në trajtim 292 pacientë.

187 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 17 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 218  janë nën asistim të okisgjenoterapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 160 pacientë,

9 prej tyre, në gjendje të rënduar

98 të konfirmuar me Sars Cov-2

131 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 63 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 14 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 67 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 9 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 132 pacientë,

8 prej tyre, në gjendje të rënduar

89 të konfirmuar pozitivë

87 me oksigjeno-terapi

Read Previous

​Konjufca: Ukshin Hoti të bëhet pjesë e korrikulumit në universitete e shkolla

Read Next

Në 1999 Netanyahu priti në Izrael refugjatët kosovarë