3 hile për të zhdukur mendimet e këqija si me magji

Në momente ankthi, ndihemi si të ngecur brenda një guacke dhe na duket sikur s’do të mund të dalim kurrë prej aty. Fatmirësisht, ka disa mënyra të thjeshta që na ndihmojnë të heqim dorë nga mendimet e këqija, thjesht ndoshta s’i keni hasur më parë.

1. Hilja e akullit

Mbani një qese akulli në pjesën poshtë syve për 30 sekonda. Kjo mund t’ju shpërqëndrojë mendjen nga mendimet e këqija pasi i ftohti nxit reflekset në sistemin nervor, duke ulur shpejtësinë e frymëmarrjes dhe rrahjeve të zemrës. Diçka e tillë do t’ju rikthejë në gjendje qetësie.

2.Hilja e plehrave

Në një letër shkruani të gjitha mendimet negative dhe pyeteni veten në mënyrë të sinqertë nëse këto mendime përkojnë me realitetin tuaj. Studimet kanë treguar se mendimet e këqija na bëjnë të ndihemi keq dhe aktivitete të tilla na ndihmojnë të identifikojmë nocionet e dëmshme dhe të mendojmë në mënyrë më objektive.

3. Hilja e shkallëve

Uluni në një pozicion të rehatshëm, mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë. Mendoni sikur po zbrisni një palë shkallë spirale dhe vizualizoni çdo detaj, që nga drita, ndjesia e hedhjes së hapit dhe ajo e prekjes së parmakut. Sa më shumë të fokusoheni tek ky ushtrim, aq më pak vend do të ketë në mendjen tuaj për mendime të kota./Women’s Health

Read Previous

Në cilën orë jeni më të bukur?

Read Next

Shqiponja mposht Samadrexhën me rezultat 42:37