30 ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Conference League, në të cilën Tirana është përzgjedhur si vendi organizator duke e kthyer këtë event në një nga ngjarjet më të shënuara të vendit tonë. Për kryeqytetin dhe të gjithë Shqipërinë është speciale, pasi pritet që më 25 maj të mbërrijnë rreth 35 mijë tifozë.
Stadiumi i ndeshjes“Air Albania”, do të pësojë disa ndryshime në shërbim të finales. Në disa sektorë do të kemi një reduktim të tifozëve, me 1000 mijë spektatorë, nga 22 000 në total do të shkojnë në 21 000.
Kjo për shkak se në tribunën e miqve, është parashikuar vendosja e katër studiove të reja televizive që do të shërbejnë për transmetuesit zyrtarë të ndeshjes. Në pjesën e tribunës së medias, me 75 vende do të kemi një zgjerim, që do të shkojë deri në 300 vende.
Tifozeritë janë ndarë në krahun verior, ku pritet të jenë tifozët e Feyenoord ose të Marseille-s, me 4500 vende, ndërsa në krahun jugor parashikohen 4500 tifozët e ekipit tjetër finalist mes Romës ose Leicester.
Sa i përket biletave, UEFA ka bërë të ditur se për çdo të interesuar duhet të regjistrohet në faqen zyrtare të institucionit dhe pas të presë përgjigjen e konfirmimit ose jo. Finalja e madhe e Conference League do të luhet më 25 maj në Stadiumin Kombëtar në Tiranë./A2news/