50 punonjës fitojnë rastin ndaj MSH-së për shtesat gjatë Covid-19

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar për fitimin e kontestit ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, për mos pagesat e shtesave gjatë punës së punonjësve shëndetësorë në periudhën e Covid-19.

Nëpërmjet një reagimi në facebook, ai ka thënë se 50 punonjës do të paguhen pas rastit të fituar.

“Sindikata e cila flet shumë ,punon shumë , ka pranuar Aktgjykimet nga Gjykata Themelore në Prishtinë për 50 punëtorë ku ne kemi fituar kontestin nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me pagesat e covid 19 . Shumë shpejt shpresojmë që këto mjete do të barten në llogarinë e secilit punëtorë. Organizimi e qanë edhe gurin”, ka shkruar Azemi./rtklive

Read Previous

Dështon konsultimi publik për draft-statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë

Read Next

Kurti takohet me zëvendëskryeministrin e Polonisë