500 bursa për nxënësit nga komunitetet egjiptian, ashkali dhe rom

Me qëllim të mbështetjes financiare për nxënësit e komuniteteve egjiptian, ashkali dhe rom edhe këtë vit është hapur thirrja për ndarjen e 500 bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta për vitin shkollor 2024/2025.

Bursat ndahen për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të, 11-të, 12-të, të arsimit të mesëm të lartë, gjimnaze dhe shkolla profesionale në Republikën e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi në Facebook.

Krasniqi po ashtu ka shkruar se shuma e bursës është 300 euro për një vit mësimor dhe konkursi do të jetë i hapur deri më 11.11.2024./indeksonline/

Read Previous

Igli Hasani: Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Ukrainën

Read Next

Sulmi rus në Kharkiv vret tre, përfshirë një 12-vjeçar