542.840 euro janë dëmet e vërshimeve në Komunën e Malishevës

Vërshimet e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, kanë shkaktuar dëme në vlerë 542 mijë e 840 euro.

Kështu është bërë e ditur në raportin e vlerësimit të bërë publik nga komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve, gjatë vërshimeve të fundit në janar të këtij viti.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në ekonomitë familje, në vlerë prej 263 mijë e 600 euro, në biznese 230 mijë e 300 euro, në bujqësi vlera e dëmit të vlerësuar është 11 mijë e 940 euro, në objekte publike 26 mijë euro dhe dëme tjera në vlerë prek 11 mijë euro, njofton Komuna e Malishevës. / Kosova Press

Read Previous

​Guardiola reagon pas shkarkimit të Frank Lampard

Read Next

Kështu duket flamuri në ambasadën e Kosovës në Mal të Zi