Drejtor i SHSKUK-së Valbon Kransiqi ka thënë se nga mesi i muajit shkurt është vërejtura rritje e numri të pacientëve që kërkojnë hospitalizim, raporton Ekonomia Online.
Ai në mbledhjen e e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me Covid-19, shtoi se nëpër spitale tani janë duke u trajtuar 573 pacientë.
Krasniqi ka kërkuar respektim të masave në mënyrë që të mos lihen anash edhe shërbimet e tjera.
“Nga mesi i javës së kaluar ne vërejmë rritje të pacientëve që kërkojnë spitalizim dhe kemi 573 pacientë të shtrirë në klinikat tona”.
“…ne kemi ndërmarr masa që i kemi paraparë në menaxhimin e pandemisë duke përmirësuar sistemin e furnizimit me oksigjen dhe duke destinuar klinikat dhe në të njëjtën kohë do të detyrohemi të trajtojmë pacientët me Covid dhe duke lënë anash shërbimet e tjera dhe për të mos vazhduar kjo ne duhet t’i shikojmë me ngul zbatimin e masave”. /EkonomiaOnline/