Vënia e zjarreve në pyje dhe kullota është dukuri më e pranishme në zonat rurale. Ata që bëjnë shuarjen e këtyre zjarreve janë zjarrëfikësit e brigadës së Gjakovës. Sipas komandantit Xhevdet Brahimaj vetëm në vitin e kaluar është intervenuar në shuarjen e 486 zjarreve të ndryshme.
Brahimaj tha se zjarret shkaktohen nga faktori njeri dhe jo nga natyra andaj ai apeloi te qytetarët që të vetëdijësohen.
Intervenime ka pasur edhe në raste tjera si aksidente dhe vërshime. Përkundër sfidave shtabi i zjarrëfikësve po mundohet që të intervenojë aty ku është e nevojshme.