7 Marsi – Dita e Mësuesit

Në mbarë trojet shqiptare, sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit.

128 vjet më parë, më 7 mars 1887, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe.

Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore e historike. Veç tjerash konsiderohet një fitore për popullin shqiptar, pasi deri atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyre të fshehtë.

Shkolla qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj.

Read Previous

Epopeja e UÇK-së mbyllet sot me Natën e Zjarreve

Read Next

Kujtime nga Xhevat Koshi për kohët e gjimnazit – ME ELDITËN