78 fëmijë janë vrarë për 16 ditë në Ukrainë

Pushtimi i Ukrainës ka hyrë në ditën 16-të. Qindra njerëz janë vrarë deri më tani si pasojë e sulmeve ruse. Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës të enjten kanë zhvilluar takimin e parë që nga nisja e pushtimit, por pa ndonjë rezultat.

Të paktën 78 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga pushtimi rus më 24 shkurt, sipas Lyudmyla Denisova, e cila po heton shkeljet e të drejtave të njeriut në Ukrainë.

Denisova tha se luftimet rreth qytetit të rrethuar të Mariupolit, qytetit lindor Volnovakha dhe qytetit të Irpinit në rajonin e Kievit, nënkuptonin se autoritetet lokale nuk kishin qenë në gjendje të përcaktonin se sa njerëz ishin vrarë ose plagosur në ato vende, raportoi Guardian./koha.net/

Read Previous

Ja si do jetë moti gjatë fundjavës

Read Next

Përgjysmohen çmimet e biletave për këto kategori