Dje më datën 27.06.2021 rreth orës 01:00, stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informatë për rastin e sulmit që ka ndodhur në rrugën “Skenderbeu”. https://www.syri-vision.tv/
Derisa viktima ishte me veturën e tij, është ndaluar nga dy vetura të tjera dhe nga ato vetura kanë dalur 7 apo 8 persona, dhe sipas viktimës dy persona kishin armë të gjata AK47 ndërsa dy të tjerë kishin revole, të gjithë këta persona ju kishin vërsulur në drejtim të veturës dhe e kishin nxjerrë jashtë viktimën, ku njeri prej këtyre personave e ka goditur me kondakt të pushkës në vetullën e majtë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, ndërsa të tjerët me shufra metalike ja kane dëmtuar veturën, tregoj zëdhënësi i Policisë Nysret Xhurkaj.https://www.syri-vision.tv/
Në momentin kur viktima është goditur, njeri nga të dyshuarit ka bërtitur duke thëne “Ndaluni se nuk eshte ky personi qe po e kërkojmë” dhe këta persona janë ndalur dhe kanë shkuar në drejtim të veturave të tyre dhe sipas viktimës edhe kanë shkrepur me armë zjarri disa herë në ajër dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas viktimes asnjëri nga këta persona nuk është i njohur për të dhe deklaron se nuk e dinë arsyjen se pse është sulmuar Hetimet lidhur me rast janë në zhvillim, njoftoj për TV Syri zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj.https://www.syri-vision.tv/
8 persona të armatosur me AK47 dhe revole i dalin në pritë një personi në Gjakovë