90 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur në Ukrainë, që prej nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt. Shifrën e dha Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës të hënën.
“Numri më i lartë i viktimave janë në Kiev, Kharkiv, Donetsk, Chernihiv, Sumy, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr”, tha Prokuroria në një deklaratë.
Rusia e quan pushtimin e Ukrainës një “operacion special” për çarmatosjen dhe denazifikimin e vendit fqinj dhe thotë që nuk po shënjestron civilët. Luftimet vazhdojnë në disa qytete të vendit dhe Ukraina pretendon që numri i civilëve të vrarë është shumë më i lartë sesa numri i ushtarëve.//a2news.com/