91 mijë shpezë janë asgjësuar në Kosovë për të ndaluar përhapjen e sëmundjes së shpezëve

Rastet e para të gripit të shpezëve tashmë janë evidentuar edhe në Kosovë. Për arsye të mos përhapjes së sëmundjes në të gjithë Kosovën janë asgjësuar 91 mijë shpezë, kështu tha Lamir Thaqi zëdhënës i Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Ai tha që kjo Agjenci  është duke punuar me të gjitha kapacitet që të kemi sa më pak raste të përhapjes së kësaj sëmundje, si dhe janë izoluar një numër i madh i fermave ku kemi pasur edhe dyshime.             

Ai lutë konsumatorët që të mos shqetësohen, pasi janë marrë të gjitha masat dhe nuk ka arsye për ndonjë shqetësim, poashtu nuk është shënuar as një rast i fermerëve të infektuar edhe pse ata janë më të rrezikuarit.

Thaqi ndër të tjera tha se janë marrë të gjitha masat edhe të ndalimit të importit nga të gjitha vendet me rrezikshmëri më të madhe të përhapjes së kësaj sëmundje.

Read Previous

LAJMI I FUNDIT: Zyrtari policor vret vëllain e tij në Gushtericë të Graçanicës

Read Next

Moti sot