41 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, prej tyre 21 me të lënduar

Policia e Kosovës, njoftoi se në 24 orët e fundit janë shkaktuar gjithsej 41 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë thuhet se prej tyre, 21 kanë përfunduar me të lënduar, ndërkaq 20 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu gjatë kësaj kohe, Policia ka shqiptuar një mijë e 479, për shkak të mosrespektimit të rregullave në komunikacion.

Mes tjerash në raport thuhet se janë arrestuar 16 persona, 8 janë në ndalim policor dhe tre të tjerë janë në vuajtje të dënimit.

/ATVLIVE/

Read Previous

Përfundon protesta e veteranëve

Read Next

Reja dhe Berisha optimist për duelin ndaj Islandës: Luajmë për fitore