E ardhmja e Brojës vendoset këtë javë

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Armando Brojës. Tomas Tuchel, trajneri i Chelsea, do të takohet për herë të parë me Tod Bohli, pronarin e ri të klubit, dhe së bashku do të diskutojnë për strukturën e skuadrës në sezonin e ri.

Romelu Lukaku raportohet se i ka bërë të ditur klubit se kërkon të largohet e kështu, do të hapej një mundësi e artë për Brojën që të ishte pjesë aktive e skuadrës së parë të Chelsea në edicionin e ardhshëm.

Blutë e Londrës zotërojnë kartonin e talentit kuqezi dhe për këtë arsye, me shumë gjasa, në takimin mes drejtuesve, do të kemi dhe vendimin përfundimtar, sa i takon të ardhmes së futbollistit shqiptar./A2news/

Read Previous

Escobar: SHBA-ja mbështet “Ballkanin e Hapur”, kjo iniciativë duhet të përfshijë 6 shtetet në nivel të njëjtë

Read Next

Iniciativa e rrallë, Gjermania zbret në fushë me uniformën e femrave