Gjermania luajti ndaj Anglisë në Ligën e Kombeve me uniformën e përfaqësueses së femrave.
Tifozët e vëmendshëm vunë re që në fanella kishte vetëm dy yje, ndërkohë që Gjermania mban 4 të tilla, pasi ka fituar 4 botërorë futbolli. Por, nuk bëhej fjalë për një gabim. Thjesht, futbollistët gjermanë kishin zbritur në fushë me fanellat e femrave, të cilat kanë fituar vetëm dy botërorë.
Një iniciativë e tillë u ndërmor për të mbështetur vajzat gjermane, të cilat muajin e ardhshëm do të luajnë Evropianin./A2news/