Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar dy raste të dhunës në familje.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti i parë është raportuar5 në Podujevë.
Policia ka thënë se ngjarja ka ndodhur më 5 qershor të këtij viti, rreth orës 09:20.
Tutje është thënë se ankuesja ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psiqike dhe fizike nga i dyshuari.
Në njoftimin e Policisë është thënë se lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Gjithmonë duke iu referuar raportit të Policisë, rasti i dytë i dhunës në familje raportohet se ka ndodhur në Prishtinë, dje rreth orës 17:00.
Sipas Policisë, është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën grua.
Viktima thuhet se ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
/Kallxo.com/