​Nesër ora e parë e mësimit në Kosovë dhe Shqipëri i kushtohet Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Ministrja e Arsmit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se për nder të 144 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nesër, 10 qershor, të gjitha shkollat në Kosovë dhe Shqipëri do t’ia kushtojnë orën e parë të mësimit kësaj ngjarje të rëndësishme të historisë shqiptare. 

Nagavci ka shkruar në Facebook se është e lumtur që këtë vendim e kanë marrë bashkë me ministren e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi.

Kjo për t’ua mundësuar nxënësve tanë në të dyja vendet, që të flasin njëkohësisht për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. 

“Kështu, ne po bartim së bashku te gjeneratat e reja veprën frymëzuese të intelektualëve dhe atdhetarëve të kohës dhe lavdinë e historisë shqiptare”, ka shkruar ajo./Botasot/

Read Previous

Kosovari bllokon autostradën në Austri, voziti në korsinë e kundërt

Read Next

Konjufca në Austri falënderon homologun Sobotka për përkrahjen ndaj shtetit të Kosovës