Kushtet higjienike në dyqanet kosovare lënë shumë për të dëshiruar. Janë të shpeshta rastet kur në markete të shumta, qytetarët kapin pamje të ‘vizitorëve të paftuar’ nëpër rafte ku vendosen produktet ushqimore.
E një pamje e tillë ku në një fotografi shihet se në Viva Fresh Store në vendin e rezervuar për vendosjen e suxhukut dhe produkteve tjera të mishit, ka arritur që të hyjë një mace.
Kujtojmë se sot e dje kanë qarkulluar pamje ku po ashtu në një pikë tjetër të Viva Fresh-it, një mace ka qëndruar në raftin e bukëve, aty ku pastërtia do duhej të ishte maksimale.
/GazetaSinjali/