Aktualisht nga komuna e Gjakovës është duke u punuar në rregullimin dhe asfaltimin e disa rrugëve. Sipas drejtorit për Shërbime Publike, Shkumbin Kastrati punimet kanë filluar edhe në rrugën “Skënderbeu” por që operatorët janë duke u përballur me disa sfida.
Kastrati tregon që po punohet edhe në rrugën nw drejtim tw Pejës, ku vetwm gjatw njw jave kanë përfunduar 60-70 m rrugë.
Kjo rrugë do të bëhet me katër korsi andaj do të ketë edhe shpronësime, çka mund ti zgjasë punimet në këtë pjesë.
Sipas komunës së Gjakovës me ardhjen e mërgimtarëve dihet që ka shtim të lëvizjeve në qytet andaj është duke u punuar në parqe dhe sanimin e gropave.