QKMF në Gjakovë bëhet me ashensor dhe me dysheme epokside

Qendrës kryesore të mjeksisë familjare në Gjakovë tashmë i është shtuar edhe një ashensor, si dhe në katin përdhesë është shtruar dyshemeja epokside.

Ardina Gjini Kryetari i komunës së Gjakovës theksoi se ka qenë me rëndësi që këto investime të bëhen pikërisht në këtë qendër mjekësore.

Afërdita Spahiu Shllaku, drejtoresha e shëndetësisë në Gjakovë u shpreh e kënaqur që u realizua ky investim këtu.

Arben Koshi, drejtor i qendrës kryesore të mjeksisë familjare tha se tash e tutje të gjithë pacientët që e frekuentojnë këtë qendër do të mund të kenë qasje më lehtë në katin e dytë të këtij objekti.

Agim Qava thekson se tash e tutje do ta ketë shumë më të lehtë ai dhe të gjithë personat e moshuar si dhe ata me aftësi të kufizuar, që ti marrin shërbimet shëndetësore që ofrohen në katin e dytë.

Drejtori i QKMF-së theksoi se janë duke punuar intenzivisht edhe në riparimin e nyjeve sanitare si dhe gjërave tjera të nevojshme të këtij objekti, në mënyrë që pacientët të ndahen të kënaqur sa herë që kanë nevojë të vijnë këtu për vizitë.

Read Previous

​COVID-19 është i rrezikshëm dhe pas shërimit

Read Next

Gastronomët: “Qeveria po përdor standarde të dyfishta”