Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të mërkurën të vazhdojë seanca e mbetur në gjysmë me pikat e rendit të ditës.
Këtë e ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për medie pas mbledhjes së kryesisë.
“U dakorduam që në ditët e javën në vijim të mbahen tre seanca. Ditën e mërkurë të vazhdoj seanca e mbetur në gjysmë me të gjitha pikat e rendit të ditës. Ndërsa sipas votimit javë më parë për ndarjen buxhetore, seanca e 23 qershor do të ketë shqyrtimin për ndarjen buxhetore”, tha ajo.
Ndërsa ka thënë se sa i përket mundësisë së tërheqjes së mjeteve nga kursimet pensionale në Trust, Kusari-Lila ka thënë se vazhdojnë të kenë qëndrim të njëjtë.
“Qëndrimi është njëjtë pasi qëndrimi është i bazuar në fakte dhe argumente”, tha ajo.
/GazetaSinjali/